TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Terrorizohet qyteti, vritet në mes të ditës ish-kreu i LSI (Emri+Foto)

Një ngjarje tragjike ka tronditur pak më parë Elbasanin, ku është vrarë me armë zjarrin Pjerin Xhuvani, personazh i njohur në Elbasan, i cili ka qenë dhe drejtues i LSI-së për Elbasanin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji të qytetit të Elbasanit.

Së fundi Xhuvani kishte kaluar me PS-në dhe u akuzua si një nga nxitësit e dhunës që ndodhi ditën e verës në Elbasan, ku pati përplasje mes mbështetësve të forcave politike.

Sipas faxweb,  bëhet me dije se në vendin ku ka ndodhur vrasja janë dëgjuar më shumë se 20 të shtëna.

Burimet bënë me dije se në vendin ku u vra Xhuvani ishte konstatuar një mjet që po shpërndante para, në kuadër të blerjes së votave për 25 Prillin.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat