TË FUNDIT

Bashkë me miqtë e tij po kryente gjueti të paligjshme, gjendet i vrarë…

Një gjuetar pa leje është vrarë nga një tufë elefantësh pasi ata i janë vënë nga pas teksa ai po gjuante bashkë me miqtë e tij.Tre personat që kishin dalë të bënin gjueti pa leje u panë nga rojet në Parkun Kombëtar Kruger ditën e shtunë sipas njoftimit të dhënë nga zyrtarët e Parqeve Kombëtare të Afrikës së Jugut.Pasi një nga të dyshuarit u kap nga rojet ai tha se nuk ishte i sigurt nëse shoku i tij kishte shpëtuar apo jo.Pas kërkimeve në zonë policia arriti ta gjente burrin të vdekur dhe të shkelur nga elefantët.Njëkohësisht hetuesit po vazhdojnë kërkimet për burrin e tretë që ndodhej aty për gjueti për të cilin deri më tani dihet se marrë një dëmtim serioz në sy.Veç plagosjes nga tufa e elefantëve mbi ta po rëndojnë edhe akuzat përgjueti të paligjshme të rinocerontëve, teksa një pushkë dhe një sëpatë po mbahen në cilësinë e provës materiale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat