Mjekja e qendrës shëndetësore Poliçan, Alma Caka ka bërë një reagim lidhur me gjendjen shëndetësore të Luan Taren, anëtarit të LSI që u dhunua mbrëmë.
Ajo tha për Fax News se Tare ka marrë një hematomë të lehtë në krahun e majtë si dhe shenja në kokë është mjaft e lehtë
Ka marrë një hematomë të lehtë në krahun e majtë. Ekzaminova urinën, nuk është e gjakosur. Ne kemi të bejmë me shembje, ndërkohë shikohet vazhdimisht për të parë ecurinë. Shenja në kokë është një hematomë e lehtë. Është I ekzaminuar, orientohet në kohë, hapsirë, orientohet në të gjitha pozicionimet. Nuk ka vjellë deri tani, ekzamini okular i cili ndjek dritën, nuk ka dëmtim të trurit, pasi ai ndjek dritën, janë dëmtime të lehta. Nuk e shikoj të arsyeshme të niset për në Spitalin Rajonal Berat.

