TË FUNDIT

“Do shpartallohet thellë…”. Ilir Meta del me paralajmërimin bombë: Unë do rikthehem!

Presidenti Ilir Meta ka shkuar sot në Vlorë ku ka vizituar disa fëmijë të vegjël në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë.

Meta tha se u ka premtuar të rinjve se “pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë”.

Postimi i Metës:

Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të “Flamurtarit” dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtrat e vegjël të ekipit “Vlora B” dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore. U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat