Presidenti i Republikës, Ilir Meta doli sot në një konferencë për media ku foli për denoncimin e shitblerjes së votave.
Meta ka një thirrje për ndërkombëtarët në vendin tonë, ku ka kërkuar që të reagojnë më shpejt, pas incidenteve që ndodhin në fushatë. Kreu i Shtetit i ka bërë thirrje dhe Ardi Veliut që të ketë kujdes, pasi nuk e mbron dot Edi Rama.
U bëj thirrje ambasadorëve që të jenë më të shpejtë me qëndrimet e tyre, nëse do kishit reaguar më herët, situata nuk do të kishte arritur deri në këtë pikë. Nëse do kishin reaguar pas sulmit në Kavajë të dënonin sulmin e agresorëve ndaj opozitës nuk do kishte ndodhur vrasja në Elbasan. I bëj thirrje Ardi Veliut që të ketë kujdes, pasi nuk të mbron dot Edi Rama ty, ai nuk mbron dot as veten e tij, kur të vijë dita do të nxjerrë kartelën dhe do të thojë që vetë më votuat. Zbatoni ligjin, do të ketë ligj special që të mos futet më askush në administratë që ka kryer krime zgjedhore.

