Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ditën e sotme Lefter Kokën, kandidat për deputet i PS. Mirëpo ky i fundit ka bërë një reagim për mediat ku ka thënë se Meta ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike.
“Ai është një njeri që ka një gjendje mendore të rënduar dhe sajon gjithçka, sulmon gjithçka, po i vjen ngordhja dhe është thjesht dhe vetëm retorikë që ai bën me këto mënyrat e tij. Vetëm një si ai i bën këto sajesa. Sepse e sheh se partia, shpk-ja e tij është duke u shkrirë dhe normalisht revoltohet”, shprehet Koka për City News Albania.

