Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një video në rrjete sociale.
Video e cila përmbledh rrugëtimin e tij në politikën shqiptare niset me foto kur ai ka qenë i vogël dhe me dëshminë e nënës së tij Aneta Ramës dhe bashkëshortes së tij, Linda Ramës.
‘Ajo që më tërheq nga Edi është ndjeshmëria’– thotë Linda Rama në video.
Kryeministri Rama i shfaq të gjitha në video duke shkruar: MIRËMËNGJES ishte dikur Tirana Ditë të mbarë.
Ai ka përdorur në video këngë të ndryshme, mirëpo kënga e reperit Noizy, ‘Flas gjuhën e kampionit’ është ajo që Rama zgjodhi në një moment shumë delikat të videos.

