TË FUNDIT

“Do rikthehem dhe do bëj vitin e tretë të gjimnazit’. Koordinatorja e PS bën gafën e rëndë, ndërhyn urgjent Rama: Jo jo…

Koordinatorja e PS në qytetin e Durrës Bojkena Basha  teksa ka qenë dje e ftuar në emisionin “Opinion” në krah të Kryeministrit Edi Rama ka bërë disa ‘lapsuse’ kur foli për rrugëtimin e saj nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas. Basha tregoi se si kur ishte kthyer sërish në Shqipëri pas emigracionit, ishte detyruar që bënte sërish edhe vitin e tretë të gjimnazit.

Por në vend që të fliste në kohën e shkuar, ajo foli në të ardhmen

Pjesë nga biseda:

Bojkena Basha: PS-ja më ka dhënë satisfaksionin që një fëmijë i thjeshtë të jetë mes këtyre. Unë do të rikthehem në Shqipëri pas shumë vitesh dhe do të përsëris vitin e tretë të gjimnazit

Edi Rama: Jo, jo u riktheva thuaj sepse po e përkthen gabim tek italishtja

Bojkena Basha: Po, më ndjeni, do të futem në universitet

Edi Rama: U futa

Bojkena Basha: Po, më ndjeni është përkthimi…

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat