LSI ka marrë një goditje të fortë 2 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, pasi pak më parë Top News i publikoi një skandal ku kandidati i kësaj force politike për deputet në Tiranë, Etion Joka bënte pazare për blerje votash/
Më poshtë janë disa video ku ky person, bashkë me njerëz nga rrethi i tij i ngushtë, u japin para qytetarëve dhe u premtojnë vende pune, në këmbim të votës për LSI.
Gjatë bisedës, përmenden emra personazhesh, nga Monika Kryemadhi, Ditmir Bushati, Sali Berisha etj.

