Kryeministri Edi Rama ka dalë pak më parë me një status në rrjetin social Facebook ku bën me dije se sot në orën 17:00 do të jetë në Durrës për fushatën përmbyllëse.
“Pas pak, 17.00, në Durrës për 8 mandatet e fitores dhe mbështetjen kuptimplotë që populli i Durrësit do t’i japë planit të transformimit ekonomik e social në Mandatin e Tretë, ku Porti i Ri Turistik, më i madhi në Mesdhe, do të jetë kartvizita e Shqipërisë kampione e Ballkanit në turizëm”, shkruan Rama.

