Më datë 13 mars humbi jetën nga COVID doktor Geron Hysi. Lajmi hidhëroi jo vetëm familjen, por miq e kolegë e gjithë opinionin publik. Në nder të tij, nga sot në hyrje të Spitalit të Sëmundjeve te Brendshme në QSUT do të hijeshojë një pemë ulliri, me një mbishkrimin të skalitur në një pllakë druri, ku shkruhet “Dr Geri, gjithmonë midis nesh”.
Kanë qenë kolegët, shokët, miqtë e mjekut të mirënjohur endokrinolog që e kanë kujtuar atë me një gjest simbolik pas vdekjes por që flet më shumë se një mijë fjalë, dhe po aq dëshmojnë fytyrat e tyre të pikëlluara dhe sytë e lotuar që nuk u janë tharë.
Babai i mjekut të ndjerë Geron Husi, që humbi betejën nga Cvid-19, ka thyer për herë të parë heshtjen me një apel të drejtpërdrejt dërguar qeverisë.
Me brengën e madhe në shpirt, babai i Dr. Gerit kërkon që mjekët të mos lëvdohen vetëm me fjalë të mira pas vdekjes, por të shpallen dëshmorë të atdheut, pasi humbën jetën në luftë nga armiku i padukshëm.

