Kandidati për deputet i PD-së në Divjakë, Saimir Korreshi ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ndaj aktivistes Elsa Bita. Korreshi u ka bërë thirrje institucioneve për arrestimin e shefit të komisariatit. Ai tha se nëse institucionet nuk reagojnë në lidhje me ngjarjen atëherë të gjithë janë të lidhur me Erion Braçen.
“Jemi sot këtu, gjendjen e shikoni vetë, situatën e shikoni vetë ky shtet çfarë po bën një nga denoncueset më të forta të këtij pushteti, që ka denoncuar me fakte video paligjshmërinë që ndodh në qytetin e Divjakës.Shefi komisariatit ka dhunuar barbarisht dhe i bëj thirrje autoriteteve shtetërore SHCB-së që të gjithë polici që u vendos muajt e fundit nga Erjon Brace me shok, të gjithë strukturën e policisë që është vënë në funksion të fushatës. Ditën që ka ndaluar qytetarët nuk më ka lejuar të zhvilloj aktivitetin me argumentin se jam kandidat në kundërshtim me ligjin po nuk ka proceduar asnjë dhe sot në kundërshtim me heshtje elektorale, urdhëro sot se çfarë bën shefi i komisariatit. I bëj thirrje të gjithëve drejtorit të policisë së qarkut, drejtorit të policisë Ardi Veliut, unë jam kandidati për deputet, Saimir Korreshi dhe sot duhet arrestuar shefi i komisariatit ka kamera që vërtetojnë paligjshmërinë. Nëse nuk ndërhyni jeni bashkëautor me krimin, nëse SHKB-ja nuk ngrihet në këmbë jeni bashkëautor me krimin. Nëse nuk reagoni jeni të gjithë të lidhur me Erjon Bracen. Ndaj ju bëj thirrje edhe një herë Prokurorisë Lushnje, Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut që të hetoni këtë vepër penale.”, u shpreh Saimir Korresha.

