Nëse po kërkoni një mrekulli me flokët tuaj, që të rriten sa më shpejt njohuni me Metodën “kokë-poshtë”, e cila premton rritje të flokëve në pak kohë.
Masazhoni lëkurën e kokës kur jeni me kokën poshtë. Duke qëndruar kështu, përmirësohet qarkullimi i gjakut, i cili ndikon në rritjen e flokëve.
Koka duhet masazhuar duke përdorur vajra ushqyes, të cilësisë së parë. Më të përshtatshëm për flokët janë: vaj ricini (i cili ndër të tjera, ka veti dhe në rritjen e qerpikëve), vaji i kokosit, vaji ullirit, vaji i arganit, jojobës, amlës, rozmarinës, bajames. Vaji duhet të ngrohet pak para përdorimit, por pa e tepruar.
Masazhi duhet të bëhet me majat e gishtave, duhet të jetë energjik, por delikat, dhe duhet të zgjasë katër minuta. Ky proces duhet të bëhet çdo ditë për një javë në muaj. Rezultatet e para do të shihen pas ciklit të parë.
Pas aplikimit të vajit dhe masazhës me kokë poshtë, preferohet të vendosni kapelë dushi dhe lëreni vajin të qëndrojë në kokë për rreth 2 orë dhe pastaj të lani flokët.

