Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka dhënë disa detaje lidhur me pandemisë. Ai tha për Vizion Plus se rreth 65% e qytetarëve të Tiranës janë ekspozuar ndaj virusit Sars Cov 2, duke arritur imunitetin e tufës.
Tirana është mbi 65 për qind e imunizuar. Shqipëria, në fund të majit, ose në mes të qershorit, arrin që të ketë atë që quajmë imuniteti i tufës.
Mes mijëra pacientëve që ka trajtuar në më shumë se një vit pandemi, Pipero tregon se ka ndjekur një numër të konsiderueshëm të të prekurve nga variant britanik i virusit, i cili po qarkullon edhe në vendin tonë
Kam trajtuar disa pacientë më variantin britanik, pjesa klinike pothuajse është e njëjtë. Covid 1 është relativisht e qetësuar; Covid 3 dhe 4 janë mbyllur.

