TË FUNDIT

Të skaduara dhe të pacertifikuara? Pas denoncimit, reagon Silva Bino: Ju tregoj datën e saktë se kur skadojnë vaksinat

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka bërë një reagim lidhur me denoncimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Tritan Shehu. Ai theksoi se vaksinat kineze janë të skaduara.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Bino thekson se datat 06/ 04/ 2021 dhe 04/ 04/ 2021; të gjendura në kutitë e vaksinave janë datat e prodhimit të tyre, për dy lote të ndryshme.

 “Veç për sqarim, datat e paraqitura tek Vaksinat ndaj COVD-19 Coronavac 600U janë datat e prodhimit dhe paketimit. Për njërin lot është data 06/04/2021, ndërsa për lotin tjetër është data 04/ 04/ 2021. Ndërsa data e skadencës është 19/ 02/ 2022. Në kutinë ku paketohen flakonet data 13/ 01/ 2021 është data e aprovimit për përdorim emergjent në Turqi. Të gjitha Njësitë Vendore të kujdesit Shëndetësor janë informuar me shkresë zyrtare nga ISHP dhe më tej ato kanë informuar çdo pikë vaksinimi”, shkruan Bino.

foto galeri

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat