TË FUNDIT

Manastirliu publikon shifrat: Sa qytetarë janë vaksinuar sot në vendin tonë

Gjatë 24 orë të fundit janë kryer në të gjithë vendin tonë 19 620 vaksinime anticovid.

Shifra është bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale ndër të tjera shkruan se gjithsej që nga nisja e fushatës së vaksinimit janë kryer 453 mijë e 248 vaksina.

Kujtojmë se nga dita e djeshme kanë nisur rivaksinimet ose dozat e dyta të vaksinave për të moshuarit në sheshin “Skënderbej”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat