Nëse keni ankth gjatë gjithë kohës dhe stresi tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë suaj, hani nga një banane pasi do ‘ju shpëtojë’.
Banania është një nga frutat më të dobishëm sepse i siguron trupit energjinë e nevojshme dhe është e pasur me shumë lëndë ushqyese. Ka shumë fibra dhe furnizon trupin me vitamina A, B, C, E si dhe elementë gjurmë po aq thelbësorë si kaliumi, hekuri, kalciumi, seleni, zinku dhe magnezi.
Këtu keni një listë të përfitimeve që merrni nga ky frut:
- Lehtëson urthin, pasi vepron si antacid
- Rrit funksionimin e duhur të trurit dhe jep qartësi shpirtërore.
- Lufton stresin. Banania përmban tripofan, një lëndë ushqyese e vlefshme që shndërrohet në serotonin në trup, e cila nga ana tjetër ka aftësinë të na qetësojë, të na relaksojë dhe të na ngrejë humorin.
- Rrit energjinë në trup. Kërkimet kanë treguar se dy banane na japin energji të mjaftueshme për një stërvitje të zellshme 90 minuta. Nuk është rastësi që atletët hanë gjithmonë banane para çdo gare apo stërvitje.
- Rekomandohet për ata që kanë anemi, pasi ka përmbajtje të lartë hekuri, ndërsa mund të stimulojë prodhimin e hemoglobinës në gjak.
- Ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut. Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, banania ka jashtëzakonisht shumë kalium dhe pak kripë, prandaj ul rrezikun.

