TË FUNDIT

Si përzgjidhet vaksina që do injektohemi? Manastirliu shpjegon procesin: Shkon tek çadra, merr çfarë të ka rënë radha

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije skemën e injektimit të dozave të vaksinës anti-COVID. E ftuar në emisionin “Opinion”, Manastirliu ka bërë me dije se qytetarët duhet të shkojnë dhe të marrin dozën që është e gatshme për t’u përdorur.

Duke theksuar kështu se qytetarët nuk kanë të drejtë që të zgjedhin se me cilën vaksinë duan të injektohen.

“Është bërë një shpërndarje kapilare, nuk është përzgjedhje sepse të gjitha vaksinat të mbrojnë. Ajo që është disponibël, ajo do të përdoret. Ti shkon te çadra dhe merr atë që të bie radha,”-tha ministrja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat