TË FUNDIT

“Nuk ka vaksina në zona rurale?”/ Manastirliu: Kemi mbaruar në Vuno. Fevziu nuk e mban dot batutën: Është fshati i Ramës prandaj

Batuta mes moderatorit Blendi Fevziu dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Gjatë emisionit “Opinion”, moderatori ka pyetur ministren lidhur me procesin e vaksinimit në zonat e thella rurale.

Si shembull, ministrja ka marrë fshatin e Vunoit, duke bërë me dije se moshat e thyera janë injektuar, duke pritur dhe batutën nga moderatori.

PJESË NGA EMISIONI: 

Fevizu: Në zonat rurale nuk po shpërndahen vaksina, kështu kam informacione.
Manastirliu: Në Vuno për shembull të gjitha moshat e thyera e kanë bërë vaksinën.
Fevizu: Vetëm po pati dhënë porosi Edi Rama se e ka fshatin e vetë.
Manastirliu: Më vjen keq tani, po flas për të se jam interesuar ditët e fundit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat