TË FUNDIT

Vetëm me 3 përbërës, kjo maskë do bëjë mrekulli në flokun tuaj

Kushdo do dëshironte flokë të bukur dhe të shëndetshëm. Për të arritur këtë gjë ju duhen vetëm 3 përbërës.

Përbërësit që ju duhen:

1 lugë çaji kanellë

Gjysmë filxhani vaj ulliri

1 lugë çaji mjaltë

Si ta përgatisni këtë maskë?

Vendoseni vajin e ullirit në nja tigan të vogël dhe ngroheni pak. Më pas largojeni nga nxehtësia dhe vendoseni në një enë. Shtojini kanellën dhe mjaltën.

Përzieni mirë të gjithë përbërësit e kësaj maske duke përdorur një lugë.

Si ta përdorni këtë maskë?

Vendoseni këtë maskë në kokë duke përdorur një brushë. Ndani flokët me krehër, duke filluar vendosjen e maskës nga prapa përpara. Lëreni maskën të qëndrojë për 15 minuta. Më pas lani flokët me shamponin e zakonshëm.

Sigurohuni që këtë maskë ta përdorni çdo ditë për nja javë rresht.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat