Sot shqiptari është bastardizuar si komb”. Kështu u shpreh këtë të enjte sociologu Ergys Mërtiri gjatë emisionit “Opinion”. Teksa në studio po flitej për ndikimin e fesë tek shqiptarët, sipas Mërtirit sot ne jemi pasardhës të njeriut të ri që krijoi Enver Hoxha gjatë diktaturës.
Sipas tij, njeriu i ri që krijoi diktatori, në thelb ishte degjenerim i kombit. Mërtiri tha se kjo ishte kulturalisht, shpirtërisht dhe ekonomisht. Ai shtoi se këto gjëra kanë efekte edhe në shoqërinë e sotme.
Ergys Mërtiri: Sot shqiptari është bastardizuar si komb.
Blendi Fevizu: Si është bastardizuar?
Ergys Mërtiri: Enver Hoxha prodhoi njeriun e ri i cili…
Blendi Fevizu: E kemi bastardizuar ne?
Ergys Mërtiri: Unë po përdor një fjalë, po e ekzagjeroj…
Artur Zheji: Me provokacion flasim, jam dakord.
Ergys Mërtiri: Njeriu i ri ishte degjenerim i kombit në thelb, kulturalisht, shpirtërisht, ekonomikisht dhe kjo do ketë efekte. Sot jemi pasardhësit e bijve të rinj të Enver Hoxhës

