Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se deri më tani në Shqipëri janë shënuar 650 mijë persona të injektuar me vaksinat anti-COVID.
Në rrjetin e saj social në Facebook, ajo shkruan se vendi është pranë arritjes së objektivit prej 1 milionë të imunizuarish brenda muajit qershor.

