TË FUNDIT

Mourinho bëhet birrë në Romë

Vijon Mou-Mania te Roma. Pasi Jose Mourinho u zyrtarizua si trajner i ri ekipit prej sezonit të ardhshëm tifozët po shfrenojnë fantazinë duke e vendosur portugezin kudo.

Radhën e pati një birrë artizanale që prodhohet në kryeqytetin italian, që e pagëzuan me emrin SpecialOne. Një mënyrë natyrisht për t’i bërë publicitet, por edhe për të bërë menjëherë pjesë të ambientit Jose Mourinho.

Më herët ky prodhues birre ia kushtoi Daniele De Rossi një etiketë. Për Mourinho deri më tani ka patur emra në menu, piktura murale e shumë gjetje të tjera.

Për Jose Mourinho është një përvojë e dytë në Itali ku më parë ka drejtuar Inter, ekip që tiumfoi në kampionat, kupë dhe Champions në 2010.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat