TË FUNDIT

Keni probleme me veshkat? Ja disa mënyra si t’i kuroni në kushte shtëpie

Nëse keni probleme me veshkat, ka disa mënyra kurimi në kushte shtëpie.

Ju këshillojmë se pirja e ujit ndihmon në largimin e baktereve nga trupi dhe eliminimin e shpejtë të infeksionit. Pirja e ujit parandalon infeksionet e traktit urinar ndaj përpiquni të pini të paktën 8 gota me ujë ose lëngje të shëndetshme në ditë.

Lëngu i boronicës së kuqe

Lëngu i boronicës së kuqe është një kurë e mirë natyrale kundër infeksionit të traktit urinar dhe të fshikëzës së urinës. Në këto raste zgjidhni suplementët e lëngut të boronicës së kuqe ose lëng natyral dhe të paëmbëlsuar të këtij fruti.

Kujdes nga kafeja dhe alkooli

Roli primar i veshkave është të filtrojë toksinat dhe substancat e dëmshme. Alkooli dhe kafeina janë një stërmundim për veshkat dhe mund të pengojnë procesin e shërimit nga infeksioni. Për një shërim më të shpejtë, nuk duhet të përzieni alkolin me antibiotikët.

Probiotikët

Probiotikët ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija në organizëm. Për më tepër, ato i ndihmojnë veshkat të përpunojnë më mirë substancat e ndryshme dhe të funksionojnë më mirë.

Vitamina C

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mbron shëndetin e veshkave.

Sipas të dhënave të cilave i referohemi vitamina C parandalon dëmtime të thella të veshkave gjatë një infeksioni.

Lëngu i majdanozit

Lëngu i majdanozit është shumë i pasur me ushqyes. Ai rrit frekuencën e urinimit dhe sasinë e urinës së nxjerrë nga trupi. Kësisoj, bakteret dalin më shpejt nga trupi dhe antibiotikët kryejnë një punë më efikase.

Molla

Molla ka një përmbajtje acidike dhe rrjedhimisht pengon rritjen e mëtejshme të baktereve. Ushqyesit e saj i ndihmojnë veshkat të shërohen më shpejt.

Një këshillë e fundit

Kurat natyrale kundër infeksioneve të veshkave janë një trajtim shtesë për lehtësimin e simptomave. Ato kurrësesi nuk mund të zëvendësojnë një trajtim të specializuar e të rekomanduar nga mjeku.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat