Spitali Rajonal “Memorial” i Fierit, i cili hapi dyert një ditë më parë do të varet nga spitalet rajonale për të plotësuar nevojat e tij për pajisje mjekësore apo barna, gjatë një periudhë 3-mujore.
Vetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me një urdhër të botuar në fletoren zyrtare ka bërë me dije se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalet rajonale në Vlorë, Fier e Gjirokastër si dhe Spitali Bashkiak i Lushnjës, do të jenë ata që do të dërgojnë barna e pajisje mjekësore për tre muajt e parë në spitalin e sapohapur.
Vendimi në Fletoren Zyrtare; Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 5, të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, dhe të nenit 10, të ligjit nr. 10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave. VENDOSI: 1. Shtojca nr. 2, bashkëlidhur vendimit nr. 20, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me shtojcën nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për spitalet, për vitin 2021.3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR. Erion Braçe
Spitali i Fierit u do të ketë 150 shtretër dhe 398 punonjës, 56 prej të cilëve do të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, duke përfshirë mjekë dhe staf administrativ. Spitali i Fierit u financua nga Turqia dhe ishte një premtim i vetë Presidentit Receo Tayip Erdogan.

