TË FUNDIT

Vuani nga zorra e trashë? Kjo recetë bën mrekulli

Nëse keni probleme me zorrën e trashë, kjo recetë që do ju sjellim më poshtë është mjaft efikase për pastrimin e zorrës së trashë.

Molla është opsioni perfekt për pastrimin e trupit nga toksina dhe lehtësimin e simptomave të pakëndshme si kapsllëku, diarreja dhe pezmatimi.

Përbërësit:

Një mollë

1 lugë gjelle fara chia (10 g)

2 gota ujë (400 ml)

1 lugë gjelle fara liri (10 g)

1 lugë gjelle mjaltë (25 g)

Përgatitja

Futini në ujë farat e lirit dhe chia-t për 6 orë. Lani mollën me kujdes dhe copëtojeni në copa të vogla. Vendosni farat e njomura, mollën dhe mjaltin në një blender. Shtoni ujë në përzierje dhe përziejeni atë. Lëreni pijen të qëndrojë për 3 orë në frigorifer. Pini një gotë në mëngjes, me stomakun bosh, për një javë, dhe do të ndiheni më mirë.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat