Sasia minimale
Hedhja shpejt e deodorantit nuk është mënyra e duhur për ta aplikuar atë. Mbani në mend se ajo që duhet të bëni është të aplikoni një sasi të konsiderueshme që do të mbulojë të gjithë zonën e sqetullës dhe gjëndrat e djersës të vendosura në të.
Koha e gabuar
Nëse e keni zakon të aplikoni deodorant në mëngjes, nuk është domosdoshmërisht e gabuar por nuk është koha ideale. Antiperspirantët, sipas ekspertëve, aplikohen më mirë në fund të ditës, kur prodhimi i djersës zvogëlohet.
I njëjti produkt për një kohë të gjatë
Ju ndoshta nuk doni të hiqni dorë nga deodorant juaj i preferuar, por është e nevojshme nëse vërieni që nuk ka efekt si më parë. Trupi juaj ndoshta ka zhvilluar rezistencë ndaj këtij produkti dhe nuk ndalon më djersitjen. Kjo bën që mikrobet të rriten në zonën e sqetullës duke rezultuar në një erë të keqe.

