Çaji i lëkurave të limonit sjell përfitime shumë të mira për mëlçinë duke e pastruar atë.
Lëkurat e limonit janë të pasura me vitaminë C dhe shumë antioksidantë. Për këtë çaj ju nevojitet: lëkurat e një limoni, 250 ml ujë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Pastroni mirë me ujë dhe pak sodë buke lëkurat e limonit. Ziejeni ujin dhe më pas hidhni brenda lëkurat e limonit.
Mbulojeni çajnikun me kapak, hiqeni nga zjarri dhe lëreni lëkurën të çlirojë substancat mirëbërëse për 10 minuta. Kullojeni dhe ëmbëlsojeni çajin me mjaltë. Ky çaj duhet pirë 30 minuta përpara gjumit dhe çdo ditë për tre javë me rradhë.

