Keni probleme me yndyrosjen e flokut? Dy maskat e mëposhtme do ju shpëtojnë.
Maska 1
Përbërësit:
1 lugë mjaltë,
1 lugë e ujit,
1 e verdhë veze,
lëng nga gjysmë limoni.
Përdorimi:
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku.
Lani flokët tuaj, aplikoni maskën, lëreni të veprojë 15 minuta dhe pastaj shpëlani flokët mirë. Pas kësaj flokët tuaj do të duken të shëndetshme dhe me shkëlqim!
Maska 2
Përbërësit
1/3 gotë uthull molle
1 lugë mjaltë
10 pika vaj lavande
lëngu i 1 limoni ose gjysmë limoni të shtrydhur
Përdorimi
Përziejini të gjitha bashkë derisa të shkrihet mjalti. I lani flokët, i fshini me peshqir dhe pastaj vendoseni përbërjen nga rrënja tek majat. Lëreni 20 minuta e pastaj shpëlajeni.

