TË FUNDIT

Braçe nxjerr fotot nga fusha me shalqi: Flakë i kuq, u eksportuan mbi 110 kuintalë

Zv/ kryeministri Erion Braçe vijon që t’i bëjë jehonë punës së fermerëve dhe bujqve në Lushnje dhe Divjakë. Në një postim në Facebook, Braçe thotë se sot janë eksportuar mbi 110 kuintalë shalqi cilësor me një çmim legjitim, ndërsa shton se do të vijojë që të monitorojë tregun.

“110 kuintale plus; i vjele, peshuar dhe eksportuar sot nga Cerma e Siperme! Çmimi sot 20-22 leke/kg! Kur ua thashe se besuat, sot qe u peshua besoj te shkoni e pyesni. Se kjo puna e bujqesise nuk eshte vec pune krahu, por edhe pune agronomi, toke, fidani i pershtatshem, plehrimi me cilesine e sasine e duhur-jo mbytur e mbytur, temperature e kohe te domosdoshme per te marre frut te shendetshem, cilesor e flak te kuq! Aaaa po, llogarine kerkojani se eshte aq i kenaqur sa ua thote vete me deshire!

Nderkohe; kam monitoruar cmimet ne eksport   te 50 eksportuesve te medhenj, permes faturave ne dogana nga e hena deri para pak; kerkesa eshte e qendrueshme dhe nuk ka asnje arsye qe cmimet te bien, perkundrazi cmimi 20-22 leke eshte teresisht legjitim! Do vijoj te monitoroj cmimet cdo dite ne vijim deri ne maunen e fundit” shkruan Braçe.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat