Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar ecurinë e procesit të vaksinimit në vend.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ajo ka njoftuar se ditën e sotme janë kryer gjithsej 5.081 vaksinime, duke e çuar totalin në 935.207 të tilla.
Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit, në vendin tonë kanë mbërritur më shumë se 1 milion doza të vaksinës kundër COVID dhe sipas qeverisë, objektivi është që të kapim po aq të vaksinuar deri në fund të muajit qershor

