TË FUNDIT

“Kemi frik mos janë fallco”, rikthehet në treg aboneja e përgjithshme, qytetarët: Një e shet me 8, një me 6

Sot u rikthye në treg aboneja e përgjithshme  për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik pas një muaji pezullim, që sipas bashkisë u bë me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit.

Qytetarë të cilët janë përdorues  të përditshëm të urbaneve, janë shprehur  se po ndeshin çmime të ndryshme në blerjen e aboneve.  Po ashtu ata thonë se nuk po u kërkojnë foto kur blejnë abontetë, gjë e cila kërkohej një muaj më pare se të bëhej pezullimi i abones së përgjithëshme.

Kujtojmë se çmimi standard i abonesë së përgjithshme për transportin publik ishte 16 mijë lekë të vjetra, por sipas qytetarëve ata e kanë blerë edhe me 6 mijë lekë të vjetra duke i bërë të dyshojnë nëse janë këta abone fallco apo jo.

“ Kam marë abonenë pa foto pa asgjë, po shiten edhe me 6 mijë lekë. Pse ky cmim pasi cmimi standard është 16 mijë lekë të vjetra,një e shet me 6 mijë lekë një tjetër 16, mos janë fallco edhe nuk na i njeh fatorino? Kemi pasur kosto shumë të lartë për muajin qershor që kemi lëvizur pa abone. Një muaj pension në shërbim të abonesë, këtë muaj skanë kërkuar as foto as asgjë. Unë pres gjysëm ore për urban sidomos linja e Tufinës është shumë problematike, u themi edhe kontrollorëve dhe thonë nuk përgjigjemi ne për orarin. Nuk mbajnë përgjegjësi, marrin rrogat në kurrizin tonë dhe ne në fund nuk na përgjigjen”– u shpreh një qytetar.

 

Gjithashtu mësohet se përveç urdhërit për të rikthyer abonetë e përgjithshme në treg, kryebashkiaku Erion Veliaj do të ndëshkojë me heqje të licencës edhe disa nga operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat