TË FUNDIT

Ja disa këshilla si të trajtoni flokët e dekoloruar

Ja disa këshilla si të trajtoni flokët e dekoloruar:

• Mos i lani flokët çdo ditë. Lejoni yndyrën natyrale që ti ushqejë e ti hidratoje sepse flokët e dekoloruar janë vetë të thatë.

• Përdorni një shampo delikate, pa përmbajtje sulfati dhe sa më pak. Lajini flokët me ujë të vaket, jo të nxehte dhe të bollshëm.

• Përdorni balsam çdo herë që lani flokët pa prekur rrënjët. Zgjidhni një pa përmbajtje sulfati dhe nëse është bimor akoma më mirë.

• Një herë në javë trajtojini me një maske rigjeneruese ose të posaçme për flokë të dekoloruar. Mbajeni maskën për 30 minuta.

• Në fund shpëlajini flokët më ujë të ftohtë sepse ndihmon në hidratimin dhe ruajtjen e lagështirës së flokut. Gjithashtu forcon edhe rrënjën.

• Një herë në javë bëni një trajtim me vaj të nxehtë (vaj argani, vaj arre kokosi, vaj ulliri, vaj jojobe etj). Ky trajtim sugjerohet për flokë të dëmtuar dhe të thatë, por për ketë drejtohuni parukerit tuaj të besuar nëse e keni për herë të parë, e pas mund ta bëni edhe vetë në shtëpi.

• Krihini me kujdes kur janë të lagur dhe përdorni krehër me dhëmbëza të mëdha për të shmangur këputjen e tyre.

• Mundësisht mos përdorni tharëse fare. E nëse nuk bëni dot pa të, përdoreni në temperaturë të ulët dhe aplikoni kristalin apo produkt që mbron flokun nga nxehtësia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat