TË FUNDIT

Banorët e Lumasit kërkojnë në Gjykatën e Vlorës pezullimin e punimeve për ujësjellësin e Sinecit: Me atë ujë mbajmë gjithë familjet tona

Banorët e fshatit Lumas të Kuçovës, për herë të dytë brenda një muaji po marrin rrugën drejt qytetit të Vlorës duke udhëtuar rreth 130 kilometra për të fituar ‘betëjën’ përujin e Sinecit në gjykatë.

Ata morën pjesë në gjyqin e dytë në Gjykatën Administrative li lanë kërkuar pezullimin e punimeve të ujësjellësit që sipas tyre do të dëmtojë zonën. Banorët janë shprehur se nuk duan që të ndërtohët ujësjellësi pasi me atë ujë ata mbajnë familjet, si dhe kanë hedhur pretendimet se policia kaushtruar dhunë ndaj tyre. Një e moshuar ka thënë se policia ika thyer krahun burrit të saj.

“Ne na dëmton gjithë tokën. Jemi katandisur si mos më keq. Me atë ujë mbajmë gjithë familjet tona. Ata na dhunojnë, madje burrit tim i kanë thyer krahun para 3 ditësh.”

Banorët i bënë thirrje SPAK për veprim, ndërsa kanë depozituar një kallëzim në prokurorinë e posaçme.

Ambientalisti Sazan Guri krah banorëve tha se me projektin e ujësjellësit po dëmtohet edhe zona e mbrojtur.

“Që nuk mund të futesh në zonë 200 metra, bëj çfarë të duash, por që të betonizosh në 200 metra brenda nuk mund ta bësh këtë krim,” tha Guri.

Gjykata Administrative vendosi të mërkurën shtyrjen për herë të dytë të seancës me 30 korrik.

Banorët e Lumasit kanë protestuar prej muajsh kundër ndërtimit të ujësjellësit dhe kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit për të penguar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punën për ndërtimin e ujësjellësit. Herë pas herë ka pasur përplasje me policinë, deri në dhunë fizike. Bashkia ka deklaruar se nuk do ta ndalojë projektin, pasi nuk është pronë e banorëve dhe ujësjellësi është në të mirën e fshatit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat