Kompania e çokollatave “Snickers” në Spanjë ka kërkuar falje për një reklamë që i kanë bërë produktit të tyre. The Guardian shkruan se reklama është marrë si një sulm homofobik ndaj njerëzve të komunitetit LGBTQIA+, ndërkohë që pasi videoja 20 sekondëshe u bë virale në internet, Snickers e hoqi atë si reklamim.
Në reklamë janë dy persona në një lokal në det, të cilët po porosinin. Njëri prej tyre shihet që ka tipare mashkullore, por sjelljet e një vajze dhe pasi hëngri çokollatën, transformohet në një burrë me zë të trashë e mjekër.
Reklama vijon me fjalët: Më mirë? -Më mirë.
Më vonë shkruhet :Ju nuk jeni vetvetja kur jeni të uritur.
Pikërisht ky lloj transfomimi u kritikua mjaft në Spanjë nga Federata e komunitetit LGBTQIA+, të cilët e konsideruan si reklamë si turpshme.

