Nëse nuk e keni ditur më parë, e mësoni tani arsyen se përse pirja e një kafeje të kombinuar me kakao përmirëson funksionimin e trurit?
Ky është zbulimi i fundit i bërë nga një grup psikologësh nga Universiteti i Gjeorgjisë dhe Clarkson në Nju Jork, studimi analizoi në mënyrë specifike efektet e kakaos dhe kafesë, pasi e konsumuan një grup njerëzish.
Studimi i kryer ka treguar se kakao dhe kafeja janë kombinimi i përsosur për shëndetin e trupit tonë. Studimi zbuloi se kjo përzierje është e dobishme për rritjen e produktivitetit dhe përqendrimit, pasi të marra në doza të duhura, ato mund të ndihmojnë për të mbajtur larg:
Ankthin
Lodhjen
Rënien e energjisë.
Eksperimenti u botua gjithashtu në një revistë shkencore nga BMC Nutrition, ku në mënyrë specifike tregoi se kakaoja nga njëra anë rrit rrjedhën e gjakut në tru, një mënyrë kjo që i bën njerëzit më reagues dhe intuitiv. Kjo përkthehet në një rritje të përqendrimit dhe vëmendjes. Në rastin e kafesë që përmban kafeinë, nga ana tjetër, ndihmon për të luftuar lodhjen dhe për të rikuperuar energjinë sidomos kur ndiheni më të lodhur.

