TË FUNDIT

Publikohet studimi më i madh i Covid-19 deri më tani: Imuniteti natyror të mbron shumë më tepër ndaj Deltës se sa vaksina

Mbrojtja imune natyrore që zhvillohet pas një infeksioni SARS-CoV-2 ofron shumë më tepër një ‘mburojë’ kundër variantit Delta të coronavirusit sesa dy doza të vaksinës Pfizer-BioNTech, sipas një studimi të madh izraelit.

Sipas sciencemag, të dhënat e sapo publikuara tregojnë se njerëzit që dikur kishin një infeksion SARS-CoV-2 kishin shumë më pak të ngjarë se ata jo ndonjëherë të infektuar por të vaksinuar për tu prekur nga Delta, për të zhvilluar simptoma, ose për t’u shtruar në spital me COVID-19 serioz.

Studimi demonstron fuqinë e sistemit imunitar të njeriut, por ekspertët e sëmundjeve infektive theksuan se kjo vaksinë dhe të tjerat për COVID-19 megjithatë mbeten shumë mbrojtëse kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve.

Madje ata paralajmërojnë se infeksioni i qëllimshëm midis njerëzve të pavaksinuar do të ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat