Taulant Balla nuk do të jetë më sekretar i Përgjithshëm i PS dhe as drejtues politik i Elbasanit. Kryeministri Edi Rama e transferoi atë në Fier. Në një prononcim për mediat, Balla ka komentuar këto ndryshime.
Nuk e mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të mos jesh një pozicion i rëndësishëm. Dhe gjithashtu të drejtosh qarkun më të dytë të neve. Ndërkohë meqenëse unë jam deputet i Elbasanit ku gjej rastin të falënderoj të gjithë ata 90 mijë votues që asnjëherë më parë dhe në mënyrë historike dua ti falënderoj një për një. Të falënderoj edhe ata që nuk na votuan por koha do të tregojë që vota për PS është për të ardhmen. Dua të falënderoj anëtarësisë, të falenderoj patronazhistët, kanë bërë një punë të shkëlqyer. Kemi ngritur një makineri elektorale që bëri të mundur një arritje të madhe politike. Unë nuk e fsheh duke qenë se unë kam pasur prirjen të shoh edhe organizimin e partive të tjera në Europë. Sa më shumë përmirësim.

