TË FUNDIT

“Tepër vonë për ne, e di që s’është një ëndërr e keqe”. Pak ditë para se të vritej nga talebanët, 20-vjeçarja drithëronte rrjetin

Najama Sadaqei, një “youtubere” 20-vjeçare afgane, pak ditë para se të vritej nga talebanët, publikoi një video ku u jepte lamtumirën shokëve të saj.

“Ne të gjithë jemi në shtëpi, nuk kemi mundësi të dalim jashtë, të punojmë apo të studiojmë.

Pavarësisht se thonë se nuk kanë asnjë problem me ne gratë, ne nuk u besojmë talebanëve për shkak të së kaluarës së tyre. Jeta në Kabul është bërë shumë e vështirë, veçanërisht për ata që dikur ishin të lirë dhe të lumtur. Uroj që kjo të ishte vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe që një ditë të zgjoheshim. Por e di që kjo nuk është e mundur dhe se është tepër vonë për ne”, tha vajza.

Ajo shkoi në aeroport me vëllain dhe kushëririn e saj atë ditë fatale për të hipur në fluturimin e saj , por, për fat të keq, kurrë nuk mbërriti atje.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat