Mbi 20 persona raportohet se kanë përfunduar të helmuar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.
Paraprakisht dyshohet se ata janë helmuar nga ushqimi pasi kanë qenë në një dasmë dhe në përfundim të saj janë ndjerë keq. Kështu që kanë shkuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas raportimit të rastit nga bluzat e bardha, Policia dhe autoritetet përkatëse kanë shkuar në lokalin ku ishte zhvilluar dasma për të bërë analizat dhe gjetur shkaqet e helmimit të dasmorëve.

