TË FUNDIT

Me letra në duar, i riu proteston në Tiranë: Prindërit e mi u vaksinuan kundër Covid-19, dje dolën pozitivë

Një djalë i ri ka deklaruar publikisht dhe me letra në duar se prindërit e tij janë infektuar me Covid-19 edhe pse janë vaksinuar. I pranishëm në protestën që u zhvillua ot në Tiranë kundër vaksinimit të dëtyruar, i riu kishte sjellë dhe dëshmitë e vaksinimit të dy prindërve të tij, të cilët dje kishin dalë pozitiv me Covid.

Ai shtoi se kjo është dëshmi reale që vaksinat nuk mbrojnë nga infektimi, dhe ato bëhen për tu marrë jetën qytetarëve.

“Dua thjesht t’ju vërtetoj që vaksinat nuk janë për tiu mbrojtur, por për tiu marrë jetën. Ky është testi i babait tim, që e ka bërë dje, këto janë vaksinat që babai im ka bërë në Prill, Pfizer. Kjo është nëna ime që ka bërë Astra Zenecës, dhe pas dy muajsh dje ka dalë pozitive. Kështu që ju që keni bërë vaksinat dhe ju që keni ndërmend ti bëni, nuk e di se çfarë faktesh të tjera doni që ato nuk janë për t’ju mbrojtur por për t’ju marrë jetën dhe për t’ju komanduar”, u shpreh i riu.

Sot në Tiranë është zhvilluar një protestë kundër vaksinimit të detyruar. Qytetarë e studentë dolën në sheshin “Nënë Tereza” dhe kërkuan që të ndalej kjo procedurë. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë këmbëngul se vaksinimi i popullatës është mënyra për të larguar Covid-19 nga jetët tona. Mjekë dhe ekspertë të fushës kanë deklaruar se vaksinimi nuk të mbron 100% nga koronavirusi, por mënyra se si e kapërcen sëmundjen është shumë më e lehtë se sa një person që nuk është vaksinuar

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat