TË FUNDIT

Mësoni cilat janë 6 shenjat e horoskopit që nuk përputhen me njëra-tjetrën

DASHI-BINJAKËT

Të lindurit në shenjën e Dashit dallohen për shpirtin luftarak dhe karakterin e tyre të fortë, ndaj vështirë se mund të puqen me Binjakët, që për hir të së vërtetës janë gjithmonë dyshues dhe të pavendosur. Keq na vjen t’ua themi, por s’jeni bërë fare për njëri-tjetrin.

GAFORRJA-DEMI

Demi është ndër të paktat shenja që i ka idetë e qarta dhe e di se çfarë do nga vetja. Nuk i pëlqen të hedhë hapa të gabuar dhe i pëlqen që të gjejë ekuilibrin në çdo gjë që bën, por a mund të bashkëjetojë i qetë me Gaforren sentimentale? Për fat të keq jo. Të lindurit në shenjën e Gaforres janë mbretëreshat e vërteta të dramës, preken lehtë, kanë nevojë gjithmonë për mbrojtje, kështu që edhe mes këtyre të dyjave s’ka shans për një marrëdhënie të qetë.

BINJAKËT-PESHQIT

Binjakët dhe Peshqit janë të vetmet shenja dyshe të horoskopit, kështu që është më mirë të rrinë larg njëra-tjetrës para se të bëjnë  xing. Mërkuri, planeti që udhëheq Binjakët, nuk është shumë dashamirës ndaj shenjave të ujit si Peshqit, kështu që mund të krijojë shumë bërryla në lidhjet e tyre.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat