TË FUNDIT

Krimi i rëndë/ Flet ish-partnerja e 40-vjeçarit: Në fillim kujdesej për mua, pastaj u bë xheloz dhe posesiv por…

Ish-partnerja e 40-vjeçarit grek që një ditë më parë vrau të ish të dashurën dhe më pas veten ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ajo tha se autori ishte një person i dhunshëm që donte të kishte çdo gjë nën kontroll.

“Unë mund të isha në vendin e saj. Që në momentin kur dëgjova për incidentin e rëndë që kishte ndodhur mendova se ishte ai. Ndalova në mes të rrugës dhe i thashë vetes, ky është ai. Të gjithë e dinin për sjelljen e tij dhe zgjodhën të heshtin”, deklaroi ajo.

“Ne ishim bashkë për rreth katër muaj. Ai ishte posesiv dhe shumë xheloz. Në fillim m’u prezantua si një zotëri, kujdesej për mua derisa fitoi besimin e tij. Me problemet e tij të jetës ai më bëri të ndjej keqardhje për të dhe sapo më kishte bërë për vete nisi të nxirrte në pah karakterin e tij të vërtetë”, shprehet ajo mes të tjerash.

Ish-partnerja e burrit vrasës tregon se ai ishte poseviv deri në ekstrem.

“Ai donte të kishte nën kontroll rrobat e mia, miqtë e mi, çdo dalje timen. Çfarëdo që ishte përtej tij, ai mendoi se po merrte kohë prej tij. Ai donte që ne të jetonim shpejt së bashku, të njihnim shpejt familjet tona, ai e mori shumë seriozisht, shumë shpejt. Unë pashë shenja të çuditshme të cilat i anashkalova, por këto ishin serioze dhe pashë se nuk ka asnjë mënyrë që kjo marrëdhënie të shkojë”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat