TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Protesta në Elbasan, shefi i Policisë del urgjent para mediave dhe paralajmëron banorët: Do procedoheni për…

Në lagjen Belebe në periferi të Elbasanit banoët kanë dalë në protestë pas bllokimit të hyrjes së rrugës në Unazën Jugore në drejtim të zonës ku ata jetojnë prej 30 vitesh. Por lidhur me situatën e krijuar, Shefi i Policisë së Rendit Armand Muça paralajmëroi banorët të mos bllokojnë qarkullimin në Unazën Jugore.

“Do procedoheni penalisht për protestë të paligjshme.

Drejtoheni institucioneve në mënyrë ligjore lidhur me shqetësimin e krijuar pas bllokimit të hyrjes së rrugës së lagjes”, iu ka thënë shefi i policisë banorëve.

Muça iu bëri thirrje banorëve protestues për t’u larguar nga traseja e rrugës kryesore, pjese e Unazës Jugore të qytetit të Elbasanit. Nga ana tjetër, mësohet se bllokimi i hyrjes së rrugës për në Belebe është bërë për shkak të rrezikut të madh për aksidente.

Banorët kanë shkatërruar barrierat e vendosura në hyrje të rrugës që të çon në lagjen Belebe dhe kanë kërkuar zgjidhje urgjente të situatës.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat