TË FUNDIT

Rihapja e çështjes Gërdeci, gazetarja Klodiana Lala parashikon çfarë e pret Fatmir Mediun

Gazetarja Klodiana Lala ka folur pak më parë për vendimin për rihapjen e çështjes ‘Gërdeci’, lidhur me vendimin që u mor sot në dhomën e Këshillimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për rihapjen e dosjes për rigjykim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

“Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit. Saida Dollani vendosi të shfuqizojë vendimin e Shkallës së Parë dhe revokoi vendimin e Gjykatës së Lartë që kishte pushuar në 2009 çështjen penale ndaj Mediut. Ai akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin e lartë ushtarak”, tha Lala.

Çfarë do të thotë ky vendim tani, si do të procedohet?

-Ligjërisht ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili u mor në 2009 si i pandehur, ka të drejtën t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs, pasi ky vendim i gjyqtares Dollani të zbardhet. Derisa Gjykata e Lartë të shprehet me vendim përfundimtar, nuk mund të rinisë gjykimi në Shkallën e Parë. Nëse z. Mediu nuk e ushtron të drejtën e rekursit, atëherë mund të nisë gjykimi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat