TË FUNDIT

Policia arreston 59-vjeçarin pasi dhunon dhe kanos me thikë nipin e tij

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 59-vjeçar pasi ka kanosur më thikë nipin e tij. Sipas policisë shtetasi G.B, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij.

Njoftimi i plotë i policisë

Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij vihet në pranga 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin G. B., 59 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 24.09.2021, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nipit të tij.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat