TË FUNDIT

“Nuk doja ta lëndoja”. Zbardhet dëshmia e të riut që plagosi ish-të dashurën në mes të lokalit në Vlorë

30-vjeçari Fadil Nikaj nga Shkodra ka dhënë dëshminë e tij pas plagosi me armë ish-të dashurën në qytetin e Vlorës. Ai ka thënë se donte vetëm ta trembte e jo ta lëndonte.

Ngjarja ndodhi në një lokal, ku i riu shkodran, hodhi dhe një granatë dore por fatmirësisht nuk shpërtheu. Një tjetër po ashtu e pashpërthyer iu gjet në çantën e dorës.

Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor i policisë së Vlorës, ku është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike.

“Tentova ta trembja. Nuk kisha si qëllim që ta qëlloja” ka thënë Nikaj i cili gjithashtu tregoi pendesë për ngjarjen e rëndë.

Ngjara ndodhi në lagjen “28 Nëntori” ku autori kishte lënë një takim me 20-vjeçaren. E reja nga Berati që është studente në Vlorë kishte vendosur të ndahej nga Nikaj por ky i fundit nuk e ka pranuar këtë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat