Një tërmet i fortë ka goditur Kretën. Raportohet se 1 person ka ndërruar jetë dhe 9 të tjerë janë plagosur.
Mediat greke raportojnë se viktima ishte bllokuar në kishën e Profitis Ilias në Arkalochori bashkë me dy persona të tjerë që kanë arritur të shpëtojnë.
Mësohet se një pjesë e kishës u shemb duke zënë poshtë tre persona. Një qytetar në Patsideros u bllokua për disa minuta në banesën e tij pasi nuk mund të hapte derën si pasojë e dëmeve të tërmetit.

