TË FUNDIT

Vdekja e 23-vjeçares në Spitalin e Vlorës, i ati jep detajet: Kam ndenjur vetë pa bukë për fëmijët, nëna i la në rrugë…

Babai i 23-vjeçares, që humbi jetën tragjikisht në Spitalin e Vlorës, ka folur për News24, ku ka hedhur poshtë komentet e nënës së viktimës.

Në një lidhje të shkurtër telefonike në emisionin “Me zemër të hapur”, babai i vajzës tha se i ka rritur dy fëmijët me shumë vuajtje, ndërsa shtoi se nëse ai e ka martuar me zor, apo i ka thënë ato fjalë në telefon, është gati të shkojë pranë saj.

E kam kaluar me hidhërim shumë të madh humbjen e çupës sime. Në qoftë se një baba dëshiron të humbasë një fëmijë, që e rrit me vuajtje e halle, që vetëm Perëndia e di si i kam rritur ato fëmijë, kur nëna i la në rrugë, më thoni ju se si. Unë nuk e kam detyruar atë çupë të martohet me dhunë kurrë. Nëse e kam bërë këtë, do t’i vete afër asaj, që tani. Kam ndenjur vetë pa bukë për ata fëmijë, e di mirë nëna e tyre. Kam punuar në llac e kudo, që të rrisë ata fëmijë. Nëse jam prind i keq, jam gati t’i vete afër çupës sime.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat