Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen është pritur me ceremoni shtetërore sot nga kryeministri Edi Rama. Menjëherë pas Ramës, ajo pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta.
Axhenda e vizitës së Von Der Leyen:
8:45-Pritja te Pallati i Brigadave me ceremoni
Rreth orës 9:00-Takimi me Kryeministrin Ramën
Rreth orës 10:00 është parashikuar një takim me Presidentin Meta
Pas kësaj Von Der Leyen dhe Kryeministri Rama do të vizitojnë shkollën “Korb Muça” në Qerekë të Krujës, shkollë e cila është rindërtuar përmes programit ‘BE për shkollat’ pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Pas vizitës aty do të ketë edhe një konferencë për shtyp të përbashkët të Kryeministrit dhe Komisioneres Ursula Von Der Leyen.

